Tetovë, kredi për stacion filtrimi, ku mbeten pronat e shitura për ujin?

Ndërtimi i një stacionit të filtrimit, është varianti që parasheh vetëqeverisja lokale në Tetovë, si mundësi për zbutjen e problemeve të furnizimit me uji të qytetit, deri sa të sigurohen mjetet e nevojshme për rregullimin e ujësjellësit.  Kryetarja Teuta  Arifi  e shikon këtë si zgjidhje afat- shkurte. Ky stacion filtrimi do të sillte 200 litra uji në sekondë, aq sa është tani kapaciteti i furnizimit të qytetit. 

Restrikcioni i ujit që është vendosur nga Ndërmarrja Publike Komunale vetëm gjatë orëve të natës, ndërsa  në shumë lagje të Tetovës zgjatë edhe gjatë ditës. 

Qytetarët ankohen për mungesën e ujit, ndërkohë që Komuna pretë ndihmën e mjeteve buxhetore qeveritare për realizimin e projektit të ujësjellësit. 

Kryetarja e komunës së Tetovës për “Portalb”, tha se ky është një projekt kapital dhe këtë investim duhet ta bëjë qeveria.

”Qasja ime ka qenë që për projektin e ujësjellësit të siguroj mjete nga pushteti qendror pasi që ujësjellësi është projekt kapital edhe më gjithë buxhetin që ne duhet ta menaxhojmë, mendoj se duhet të jetë investim shtetërorë, dhe për këtë arsye kemi arritur që në vitin 2014 të sigurojmë nga buxheti një shumë  më pak se 1 milion euro, me obligimin që ne nëse arrimë ti përfundojmë punët në vitin 2014 në vitin 2015 një pjesë e buxhetit të jepet për ujësjellësin, marrëveshjen e kemi që me dy buxhete të përfundohet rruga 8 kilometër she e ujësjellësit” tha Arifi.

Me 31 mars të vitit 2012, komuna e Tetovës me shumicë votash të këshillit të komunës së Tetovës ku kundër ishin vetëm këshilltarët e VMRO-DPMNE-së kaloi propozimin për shitjen e lokaleve pronë të NPK-së Tetovë, sipas planit të atëhershëm ata mjete do të shkojnë për ndërtimin e ujësjellësit pasi që pushteti qendror në atë kohë nuk parashihet ndarjen e mjeteve për ndërtimin e ujësjellësit të Tetovës.

Në seancën  e fundit të këshillit komunal u miratua vendimi që mjetet që ishin paraparë për ujësjellësin e Tetovës të ri destinohen për rogat e punëtorëve , gjë që nxiti reagime nga këshilltarët e PDSH-së të cilët kërkonin që mjetet e ujësjellësit që të mos preken për rrogat e punëtorëve. Ndërsa kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, tha se buxheti komunal është keq menaxhuar prandaj bëhen këta ridestinime.

Lajme të ngjashme

Back to top button