Lëndohet Valdes, Barcelona në alarm

Barcelona ka marrë edhe një lajm të keq, pasi portieri Victor Valdes pritet të jetë jashtë fushave për katër javë shkaku i lëndimit që pësoi me kombëtaren e Spanjës.

31-vjeçari zëvendësoi Iker Casillasin në pjesën e parë gjatë humbjes 1 me 0 nga Afrika e Jugut të martën mbrëma por në minutën e 75-të ai u detyrua të lëshoj fushën pasi lëndoi pulpën e këmbës.

Valdes, i cili në fund të këtij stinori pritet të largohet nga Camp Nou sot do të bëjë testet mjekësore në Barcelonë.

Pas ndeshjes, Federata e Futbollit të Spanjës konfirmoi lajmet për lëndimin e portierit, ndërsa doktori i kombëtares Oscar Celada ka thënë: “Nëse lëndimi konfirmohet, atëherë ai do të mungojë për disa javë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button