Donacion nga DAP-i për Shtëpinë e shëndetit Shkup

Në suaza të Programit për shënimin e ditës së tatimpaguesve, të punësuarit në Drejtorinë për të ardhura publike do të dhurojnë pajisje mjekësore në Shtëpinë e shëndetit Shkup – Shkup.

Donacioni, siç theksohet, është kontribut për përmirësimin e punës së këtij enti shëndetësor, por edhe me qëllim që, në Ditën universiale të fëmijëve të dërgohet porosi se fëmijët, si kategori më e ndjeshme e çdo shoqërie, kanë nevojë për kujdes të posaçëm dhe ndihmë nga ana e të rriturve.

Në dorëzimin e donacionit do të marrin pjesë drejtori i Drejtorisë për të ardhura publike, Goran Trajkovski, drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit Shkup, dr. spec. Tatjana Baevska-Vuçkoviq dhe kryetari i Organizatës sindikaliste të DAP-it, Vase Nedanoski.

Lajme të ngjashme

Back to top button