Kur zgjedhjet janë qesharake, populli tregon anekdota
Anekdota për zgjedhjet dhe mashtrimet zgjedhore shpesh paraqiten ne folklorin modern të Ballkanit, duke i shprehur brengat e qytetarëve në mbarë regjionin. Duke pasur parasysh, montimin e zgjedhjeve në vendet si Mali i Zi, Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, anekdotat shpesh janë në stilin “të qeshemi për të mos qarë”.
Kjo formë e humorit shpërndahen nëpër mediat sociale ose nëpërmjet bisedave mes miqve.
Anekdota e parë , është në lidhje me praktikën e mosfshierjes së personave të vdekur nga Lista Zgjedhore.
Shkon një votues në vendvotim për të votuar.
Pas votimit, ka kërkuar nga njerëzit e këshillit zgjedhor një karrige që të ulet.
-Urdhëroni karrige, a jeni më mirë zotëri?
-Mirë jam, vetëm dua ta pres babain, duhet të vijë në votim.
-Po, babai a do të vijë në shtëpi pas votimit?
-Jo, nuk do të vijë në shtëpi. Ka vdekur para 10 viteve, por ja që zakonisht del në votime, thash ta shoh…
Një anekdotë tjetër flet për premtimet e kandidatëve për kryetar komune.
Kandidati për kryetar komune ka mbajtur fjalim në një fshat:
-Deri në fshatin tuaj do të ju shtrojmë rrugë asfaltuese! Do ta ndërtojmë dhe ujësjellësin! Do të ndërtojmë edhe shkollë!
Dikush nga tavolina bërtiti:
-Por fshati nuk ka fëmijë!
-Edhe fëmijë do të ju bëjmë!
Anekdota e radhës flet për investimet e kryeministrit.
Kryeministri e viziton një çerdhe. I sheh fëmijë duhet luajtur dhe i thotë ministri i Financave:
-Ndani 5.000 euro për përmirësimin e kushteve të çerdhes!
Ministri i ndanë. Ata pastaj shkojnë për ta vizituar një burg. Kryeministri i sheh të burgosurit dhe thotë:
-Ndani 500.000 euro nga buxheti për përmirësimin e kushteve për të burgosurit!
-Pse 5.000 euro për fëmijët, ndërkaq për të burgosurit 500.000? – pyet ministri i Financave.
-Mendon që pas zgjedhjeve do të na dërgojnë në çerdhe? – përgjigjet kryeministri.
Në vitin 2011, gazeta “Nova Makedonija”, ka kërkuar nga disa politikanë të Maqedonisë t’i tregojnë anekdotat e tyre të preferuara. Deputetja opozitare, Vesna Bendevska e ka treguar ankdotën e radhës:
Një plakë shkon për të votuar.
-Or bir, më ndihmo të lutëm, i kam harruar syzet.
-Nuk ka problem, zonjë – thotë një administrator dhe ia rrethon një numër në listë.
-A mund ta di se për kë votuat? – pyeti plaka
-Jo nuk mundet, zonjë, zgjedhjet janë të fshehta! – u përgjigj djaloshi.
Anekdota e fundit është me ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish ministrin për Transport dhe Lidhje, Mile Janakievski, i cili është nën hetim për mashtrime zgjedhore. Në këtë vic, kancelarja gjermane Angela Merkel kërkon ndihmë prej Nikolla Gruevskit, për më shumë lexojeni ankdotën:
I telefonon Angela Merkel Gruevskit
-Nikolla, mik, më duhet ndihmë prej teje. Në Gjermani do të mbahen zgjedhje dhe shumë e kamë rëndë të fitoj.
-Angela, nëse na ndihmon të hyjmë në BE, nuk ka problem. Çfarë të bëj për ty?
-Nikolla, nëse mundësh, dërgoma ndonjë strateg me përvojë që të më ndihmojë!
-Nuk ka problem, Angela, do ta dërgoj Milen.
Kalojnë zgjedhjet dhe Gruevski i lajmëron Merkelit:
-Angela, çfarë u bë me zgjedhjet, fituat?
-Ne, dolëm në vend të dytë dhe i humbëm zgjedhjet.
-Si ashtu, e kush fitoi atëherë?
-VMRO…
Autor i tekstit: Filip Stojanovski, shkruar në “Global Voices” (mk.globalvociec.org), projekt jo-fitimprurës për mediume qytetare. Teksti origjinal është në gjuhën maqedonase, ndërkaq Portalb e ka përkthyer në shqip.