Ronaldo i dha mësim Ibrës dhe kualifikim Portugalisë

Portugalia ka treguar forcën e vërtetë në ndeshjen e dytë të play-off-it kundër Suedisë, duke fituar në Stokholm me rezultat 2:3, dhe duke marrë biletën për në Botërorin 2014.

Në një ndeshje tejet dramatike, pa dyshim se hero i Portugalisë ishte superylli Cristiano Ronaldo që shënoi hat-trick në minutën e 50-të, 77-të dhe 79-të, ndërsa për suedezët dygolësh shënoi Zlatan Ibrahimoviq në minutën e 68-të dhe 72-të, dhe në këtë mënyrë Ronaldo i tregoi Ibrës së kush është më i miri.

Kualifikimin në Botërorin 2014 nga zona e Evropës të martën e siguruan edhe Greqia, Kroacia e Franca. 

Franca arriti të përmbyste disavantazhin prej 2:0 që pati nga sfida e parë ndaj Ukrainës, pasi triumfoi në shtëpi me shifrat 3:0. Ndërkohë Kroacia triumfoi para tifozëve të vet 2:0 ndaj Islandës, duke siguruar kualifikimin në botëror. Ndeshja e parë në Islandë ishte mbyllur pa gola. 

Ndërkohë, Greqisë i ka mjaftuar barazimi 1:1 në Rumani, për të siguruar botërorin, pasi në ndeshjen e parë fitoi 3:1.

Lajme të ngjashme

Back to top button