FSSH thyen rekorde, 55 milion euro “inventar të imët”!

Përvec Fondit për Sigurime Pensionale dhe Invalidore, për të cilin kishim shkruar kohë më parë, edhe drejtoritë e tjera karakterizohen me mungesë transparence lidhur me shpenzimet e parave të Buxhetit. Mes tyre edhe Fondi për Sigurime Shëndetësore, i udhëhequr nga dyshja e drejtorëve Xhemali Mehazi dhe Maja Parnaxhieva Zmejkova. Në ueb faqen zyrtare të kësaj ministrie vërehet se për disa periudha nga vitet e kaluara nuk ka asnjë raport në lidhje me atë se si janë shpenzuar paratë e Fondit. 

Nga ajo që është publikuar për vitin 2013, e që ka të bëjë me shpenzimet deri në muajin maj, vërehen shpenzime marramendëse dhe të palogjikshme për disa qëllime. Plot 3 miliardë denarë, ose 55 milion euro të pabesueshme janë shpenzuar për materiale dhe inventar të imët, edhe atë deri në fund të muajit maj. Sa për ilustrim, kjo shifër përbën rreth 30% të buxhetit vjetor të Fondit Shëndetësor. 

Udhëheqësit e kësaj drejtorie në 5 muajt e parë të këtij viti kanë investuar mjaftë edhe në zyrat e tyre. Vetëm për mobilje, për 5 muaj janë shpenzuar mbi 2.7 milion denarë, ose rreth 45 mijë euro. Në Fondin për Sigurime Shëndetësore si duket është shfaqur nevoja edhe për vetura shtesë. Kështu, në gjysmën e parë të vitit 2013 janë shpenzuar mbi 3.1 milion denarë për blerjen e veturave, ose pak më shumë se 51 mijë euro.   


I kontaktuar nga Portalb, drejtori i Fondit Mehazi ka refuzuar të deklarohet në lidhje me këtë çështje. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button