Filmi “Shok” nuk e fitoi çmimin “OSCAR”

Përkundër se u konsiderua si favorit absolut nga shumë kritikë të filmit dhe mediume të famshme, filmi “Shok” nga Kosova nuk triumfoi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve më prestigjioze të kinematografisë, “Oscars”, në Los Angjelos  të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në kategorinë për filma të shkurtër, ku “Shok” ishte i nominuar, fitoi filmi “Stutterer”.

Rikujtojmë se filmi “Shok”, i regjisorit Jamie Donoughe, hyri në historinë kinematografike të vendit duke u bërë filmi i parë nga Kosova që u nominua për këtë çmim prestigjioz.

Ndonëse kasta e këtij filmi nuk do të kthehen në shtëpi me trofeun Oscar, ekspertë të kinematografisë vlerësojnë së vetëm nominimi në këtë akademi ishte një arritje e madhe dhe do të hapë shumë dyer për filmbërësit shqiptarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button