Shkëndija kërkon fitoren e radhës

Skuadra ‘kuqezi’ duket e determinuar për një sukses të ri kampional, për të përforcuar optimizmin në luftën për titullin e kampionit. Skuadra të dielën ka sfidë të vështirë në transfertën me Bregallnicën, mirëpo përcaktimi mbetet i pandryshuar. Fitore dhe tre pikë të reja janë në mendjen e futbollistëve ‘kuqezi’.

“Normal presim tre pikë të reja, shkojmë për fitore. Dihet se Bregallnica është përforcuar me disa lojtarë kualitativ. Mirëpo i dijmë mundësitë tona, kualitetin tonë dhe besoj se me maksimumin tonë do të arrijmë marrim tre pikë që do të na mbajnë në garë për titullin”, u shpreh mesfushori i Shkëndijës Armend Alimi, i cili ka ecuri interesante me Bregallnicën këtë sezon, duke shënuar në të dyja fitoret 5:1 në Gostivar dhe 0:2 në Koçani.

Armend Alimi
Armend Alimi

“Po kisha pas qef vet të shënoj, por më e rëndësishme është fitorja pa marrë parasysh kush shënon golin. Shpesoj që në fund t’i gëzohemi së bashku fitores, për të vazhduar traditën e fitoreve kundër Bregallnicës dhe shpresoj edhe në përkrahje të publikut edhe pse luajmë në teren mysafir, dmth për neve është e rëndësishme përkrahja e tyre”, përfundoi Alimi.

Shkëndija duke dashur të akomodohet më mirë për këtë përballje ka udhëtuar drejt Koçanit që të shtunën në mëngjës, duke zhvilluar seancë stërvitore në në stadiumin ku të dielën do të zhvillohet ndeshja. Stafit teknik ka në dispozicion të gjithë lojtarët, në përjashtim të të lënduarve paraprakisht.

Ndeshja Bregallnica-Shkëndija do të luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Koçani, me fillim në orën 14:00. /fcshkëndija/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button