Piktori Omer Kaleshi e vizitoi Fakultetin e Arteve të UT-së

Piktori me famë botërore, Omer Kaleshi, i cili jeton dhe vepron në Paris të Francës, e vizitoi Universitetin e Tetovës, respektivisht Fakultetin e Arteve. Gjatë vizitës së tij në UT, piktori Omer Kaleshi ishte i shoqëruar edhe nga sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehapi. Ato realizuan një takim me dekanin e Fakultetit të Arteve, Miftar Memeti, si dhe stafin akademik të këtij fakulteti.

“Dekani i Fakultetit të Arteve të UT-së, Miftar Memeti tha se vizita e piktorit Omer Kaleshi në UT është një nder i madh për vetë institucionin, por edhe për studentët dhe stafin akademik të Fakultetit të Arteve të USHT-së. Piktori Omer Kaleshi u shpreh mjaftë i kënaqur nga vizita në Fakultetin e Arteve të USHT-së. Ai tha se kënaqësi të vërtetë ndjeu në atelietë dhe klasat të cilat i pa të mbushura me studentë, të cilët e duan artin. Ndërsa Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehapi tha se në të ardhmen do të iniciojë ndonjë projekt të përbashkët mes Fakultetit të Arteve të UT-së dhe piktorit Omer Kaleshi”, Universiteti i Tetovës.

Piktori Omer Kaleshi veprimtarinë e tij artistike e ushtron në Paris të Francës, ndërsa me origjinë është nga Kërcova. Ai deri më tani për arritjet e tij në pikturë është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button