Serbët e Kosovës e kushtëzojnë zgjedhjen e Thaçit për president

Zgjedhja e liderit të PDK-së dhe zëvendëskryeministrit aktual dhe shef të diplomacisë, Hashim Thaçi për president është komplikuar, pasi Lista Serbe është duke kërkuar plotësim të kërkesave ose do të dalin jashtë sallës se Kuvendit, gjë që do ta pamundësonte edhe votimin e Thaçit, njofton TV21.

Siç mësohet kërkesat e Listës Serbe lidhen me marrëveshjet që janë bërë në Bruksel gjatë kohës së bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Këto kërkesa, siç potencon gazeta më tej, nuk dihet a është e mundur edhe teknikisht të plotësohen sot.

Mirëpo, plotësimi i këtyre kërkesave, qofshin edhe të parëndësishme vetëm sa do t’i hedh benzinë situatës në vend.

Gazeta shton se mbrëmë Lista Serbe ka zhvilluar disa takime në Mitrovicë, ku është diskutuar për seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës dhe votimin e Thaçit për President.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button