Ambasada e SHBA-së: Bashkë me BE-në do t’i vazhdojmë bisedimet për mediumet

Raportet e SHBA-së për të drejtat e njeriut, por edhe ato tjerat të organizatave ndërkombëtare të gazetarëve, e kanë rritur shqetësimin për gjendjen e mediumeve në Maqedoni. Reformat në mediume ende janë pjesë e reformave të shpejta prioritare nga BE. Palët duhet t’i përmbahen Marrëveshjes së Përzhinos dhe duhet të debatohet çështja e mediumeve, tani dhe në të ardhmen. Kështu shkruhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane në pyetjen që ta sqarojnë se çfarë do të ndodhë më tej me procesin e bisedimeve rreth çështjes së mediumeve, njofton Portalb.

“SHBA dhe BE do të vazhdojnë të bisedojnë për çështjen e mediumeve me palët e Marrëveshjes së Përzhinos. Duam të nënvizojmë se Parlamenti mund ta merr çështjen në dorë në çdo kohë. Elementet që janë në tavolinë, janë ata për financimin e RTVM-së, reklamim fer dhe transparent të Qeverisë, zvogëlim i dënimeve, përforcim dhe mbrojtje të të drejtave të autorit etj. Ka pasur njëfarë marrëveshje bazë për shumicën e çështjeve. Palët e Marrëveshjes së Përzhinos do të duhet të vendosin për të shkuar përpara”, shkruhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button