Agjencia e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve (NSA) ka përgjuar kryeministrin e italian Silvio Berlusconi?

Prokuroria e Romës ka nisur një hetim pas pretendimeve se Agjencia e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve (NSA) ka përgjuar kryeministrin e italian Silvio Berlusconi në vitin 2011 dhe qeverinë e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas reagimeve diplomatike dhe politike ndaj pretendimeve të përgjimeve mes Italisë dhe SHBA-ve në lidhje me këtë çështje është përfshirë edhe gjyqësori italian.

Mësohet se Prokuroria e Romës ka nisur hetimet pasi gazeta me tirazh të lartë ‘La Repubblica’ ditë më parë duke iu referuar dokumenteve të Wikileaks shkroi mbi pretendimet për përgjimin e telefonatave të pallatit Chigi të kryeministrisë dhe të kryeministrit Silvio Berlusconi në vitin 2011.

Në artikullin e ‘La Repubblica’ në lidhje me çështjen theksohet se hetimi drejtohet nga një prokuror i cili ndjek krimet e kryera kundrejt njerëzve të shtetit.

Në mes tjerash vihet në dukje se nënsekretari për Siguri dhe Inteligjencë në kryeminsitri, Marco Minnti ka patur takim me Paolo Romani dhe Renato Brunetta të cilët janë zëvendës kryetarët e grupit parlamentar të partisë Forza Italia e cila është partia e Berlusconit ku i ka informuar ato në lidhje me hapat që ka marrë qeveria lidhur me pretendimet e përgjimeve.

Brunetta theksohet se ka rinovuar propozimin për komisonin hetimor kundrejt rënies së qeverisë së Berlusconit në vitin 2011.

Gjithashtu edhe Maria Elena Boschi ministrja për marrëdhëniet me parlamentin në qeverinë e koalicionit nën drejtimin e Matteo Renzi në një fjalim të mbajtur ditën e djeshme në parlament ka thënë se përgjimi nga një vend aleat është i papranueshëm.

Ndër të tjara thuhet se protagonisti i ngjarjes që pretendohet se është përgjuar ish kryeministri Silvio Berlusconi po ruan qetësinë e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button