Ja shteti që ndaloi selfie-t!

Në 16 lokacione të qytetit Mumbai në shtetin perëndimor Maharashtra të Indisë, është ndaluar ‘selfie’, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndalimi u zbatua nga ana e policisë së Mumbait, pasi që një vajzë muajin e kaluar ishte mbytur në det duke u munduar të bëjë selfie.

Policia e këtij qyteti pas aksidenteve të ngjashme bëri një hetim dhe identifikoi lokacionet e rrezikshme në pikat të ndryshme të qytetit. Policia njoftoi se është ndaluar bërja e ‘selfie’-s në vendet e identifikuara si të rrezikshme, posaçërisht në rripin bregdetar.

Policia e cila i paralajmëroi njerëzit kundër rreziqeve të panevojshme, atyre që hynë në pikat e rrezikshme edhe pse nuk fotografohen i dënon me 1200 rupi (18 dollarë).

Sipas ofruesit të shërbimit të të dhënave Priceonomics, qendra e së cilës ndodhet në qytetin San Francisko të SHBA-ve, India radhitet e para sa i përket rasteve të vdekjes gjatë fotografimit.

Sipas të dhënave të Priceonomics, në aksidentet e regjistruara në mbarë botën që nga viti 2014 nga 49 aksidente, 19 janë kanë ndodhur në Indi.

Një student në muajin shkurt kishte rënë në digë gjatë bërjes ‘selfie’. Ai humbi jetën së bashku me shokun e tij i cili ishte hedhur në ujë për ta shpëtuar atë. Gjithashtu në vitin 2014 tre studentë humbën jetën duke bërë selfie në trenin i cili po lëvizte. Ata përfunduan nën tren.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button