Ja cila është liga e futbollit më e shikuar në Evropë

Bundesliga gjermane është liga më e shikuar e futbollit në Evropë. Në pjesën e parë të sezonit mesatarisht për ndeshje është ndjekur nga 42 mijë e 344 shikues, raporton Anadolu Agency (AA).

Kampionati i dytë më i shikuar është Premier Liga angleze, ku stadiumet mesatarisht për çdo ndeshje gjatë kësaj pjesë të sezonit i kanë ndjekur 36 mijë e 353 persona.

Vijon La Liga spanjolle me 27 mijë e 508 shikues. Serinë A këtë sezon deri më tani e kanë shikuar 22 mijë e 486 tifozë për ndeshje, ndërsa Le Championat të Francës 20 mijë e 487.

Krerët e Bundesligës njoftuan se 153 ndeshjet e para këtë sezon i kanë ndjekur 6 milionë e 478 mijë e 680 tifozë në stadium apo me një mesatare prej 42 mijë e 344 për çdo ndeshje.

Rekordi i kaluar ishte vendosur në sezonin 2014/2015 kur për çdo ndeshje në satdiumet në Gjermani kanë ardhur nga 41 mijë e 155 tifozë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button