Mazzarri kërkon përforcime, Lavezzi, Menez, Chicarito në listë

Në pritje të përgjigjeve për të ardhmen, Mazzarri planifikontë tashmen duke filluar të ndërtojë strategjitë për merkaton e janarit.

Objektivi kryesor i tekniku zikaltër është Laveci dhe kjo sigurisht që nuk përbën lajm. Por bashkë me Pochon, në listën e dëshirave të trajnerit gjendet dhe Menez, që gjithashtu duket larg dyerve të “Parc De Prince”.

Por një tjetër emër i futur në listë orët e fundit është dhe ai i meksikanit, Chicarito Hernandez. Afrimi i këtij të fundit lidhet me një largim të mundshëm të Guarin, që kërkohet nga dy klube angeleze, Chelsea dhe Man.utd që ofron pikërisht meksikanin në shkëmbim.

Kërkesa e Mazzarit për krishtlindje, i ka vajtur Thohir që tashmë duhet të bëjë rolin e Babagjyshit të Vitit të Ri dhe t’i plotësojë dëshirat teknikut të tij.

Argjentinasi Lavezzi sigurisht që do të ishte dhurata më e bukur, ndërsa Menez shikohet si një zgjedhje e mirë për të mbuluar krahun e majtë.

Gjithsesi përpara se Thohir të blejë do të përpiqet të shesë, dhe kërkesat nuk mungojnë pasi një prej lojtarëve më të kërkuar është Ranocchia, që ka marrë jo pak oferta këtë dimër, një prej të cilave është dhe shkëmbim kokë për kokë me Mattën e Chelseat.

Ndërsa të sigurta duken largimet e Belfodil, që mund të përfundojë në formë huazimi te Sassuolo e Kuzmanovic, që mund të shkëmbehet me Marquinho. Ndërkohë Branca ndodhet në Londër për të negociuar shitjen e mundshme të Guarin te Chelsea ose Man. United.

Lajme të ngjashme

Back to top button