Filloi manifestimi ‘Ngjyrat e vitit të ri në Shkup’

Qyteti i Shkupit edhe sivjet organizon manifestimin tradicional “Ngjyrat e Vitit të Ri të Shkupit” që ka për qëllim t’i motivojë dhe stimulojë banorët e kryeqytetit që t’i dekorojnë shtëpitë dhe hapësirat e punës duke kontribuar në këtë mënyrë në zbukurimin e atmosferës festive të qytetit. 

‘Qytetarët e interesuar dhe subjektet juridike që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë manifestim, mund të paraqiten në numrin e telefonit 3297 265, prej në ora 9:00 deri 16:00, nga data 11 deri më 23 dhjetor 2013. Fotografitë e objekteve të stolisura, së bashku me të dhënat për pronarët, numrin e telefonit dhe adresën , pjesëmarrësit mund t’i dërgojnë në adresën e Internetit [email protected] ose në adresën:bulevardi Ilinden numër 82, me shenjën për manifestimin “Ngjyrat e Vitit të Ri të Shkupit” thotë Nafije Selmani, nga qyteti i Shkupit.
Qyteti i Shkupit edhe sivjet tradicionalisht zgjedh: 1. Oborr më bukur i stolisur i shtëpisë individuale; 2. Tarracë banese më bukur e stolisur; 3. Objekt hoteliere më bukur i stolisur: 4. Oborr më bukur i stolisur i shkollës së mesme. Objektet e paraqitura do t’i vizitojë komisioni i jurisë i përbërë nga përfaqësuesit e mediumeve.

Qyteti i Shkupit edhe sivjet ka siguruar shpërblime prej 10 000 denarë që do t’u ndahen fituesve, firma FAS –VAS Vasko do t’i shpërblejë me vauçer në vlerë prej 2 000 denarë, ndërsa EVN Maqedoni do t’i lirojë fituesit e të gjitha kategorive nga pagesa e llogarisë për energjinë elektrike për muajin dhjetor 2012. 

Shpërblimet, fituesve do t’ua dorëzojë Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, me përfaqësuesit e EVN Maqedoni, në fund të muajit dhjetor./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button