DAP: Shkupjani me pagën më të lartë në Maqedoni, 63 milion denarë

Shkupjanët janë të parët në listë për nga gjenerimi i të ardhurave më të mëdha dhe pagës më të lartë për vitin 2012.

Të ardhura më të mëdha në Drejtorin për të Ardhura Publike ka paraqitur një shkupjan me vlerë prej 242.186.497 denarë ndërsa paga më e lartë bruto arrin 63.039.671 denarë në sektorin e shërbimeve shëndetësore.

Këtë sot e deklaroi drejtori i Drejtorisë për të Ardhura Publike, Goran Trajkovski i cili theksoi se 174.181 qytetarë vullnetarisht kanë paraqitur të ardhurat vjetore ndërsa 60.000 e qytetarëve nuk kanë dorëzuar raport në Drejtori.

Për ata që nuk kanë dorëzuar këtë raport vjetor është paraparë gjobë prej 500 deri 1000 eurove.

Lajme të ngjashme

Back to top button