Xhaferi dhe Mijallkov në kafe, tensionet ndëretnike rriten

Tensionet ne mes dy partive qeverisëse, VMRO-DPMNE dhe BDI-së, pas vendosjes së statujës së Car Dushanit, janë munduar që t’i ulin zëvendëskryeministri Musa Xhaferi dhe drejtori i Agjencisë për zbulim dhe kundërzbulim Sasho Mijallkov, duke pirë kafe dhe bërë muhabet në një hotel të Shkupit ku ka marrë pjesë edhe Lipco Todorovski, ish drejtor në pension i Byrosë për siguri publike.

“U takuam rastësisht për të pirë nga një kafe, ne jemi partner të koalicionit. Nuk biseduam zyrtarisht, biseda të tilla si zakonisht i zhvillojmë në institucione. Nuk donim që të fshehim asgjë, prandaj takimi u zhvillua në vend publik”, tha Musa Xhaferi.

Tensionet ndëretnike në vend filluan me përleshjet nëpër autobusë, vazhduan me statujën e Car Dushanit dhe me konfliktin e shqiptarëve të Gërçecit dhe maqedonasve të Shishevës.

Musa Xhaferi nuk thotë gjë nëse me Mijallkovin kanë biseduar për largimin  statujës së Car Dushanit, të cilën e ruan policia. Xhaferi pranon se marrëdhëniet ndëretnike ziejnë dhe gjërat bëhen më tensionuese.

Tensionet e statujës, u hodhën në Gërçec të Shkupit, ku shqiptarët e këtij fshati u ankuan se maqedonasit në shenjë hakmarrje për dëmtimin e statujës së Car Dushanit, u kanë shkaktuar dëme deri në 11 mijë euro duke ua prishur oranzheritë.

Lajme të ngjashme

Back to top button