Padi gjyqësore për ish kryetarin e Qendrës Zhupë

Ish kryetari i komunës Qendër Zhupë, N.SH. ka marrë kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës dhe autorizim të të njëjtës, thonë burimet policore.

Siç thuhet  nga ana e Sektorit të Punëve të Brendshme N.SH. gjatë periudhës së vitit 2004-2009 ka bërë keqpërdorim  të parave. Gjatë kësaj kohe ish kryetari ka ndërtuar dhe ka bërë rikonstruimin e  rrugëve si  dhe rrjetin e kanalizimit nga ana e banorëve të Qendrës Zhupë. 

Nga ana e banorëve të Qendrës Zhupë , ish kryetari N.SH. ka marrë gjithsej 30.700 euro të cilat para nuk i ka dorëzuar në xhiro llogarinë e komunës por vlerën e parave e ka mbajtur për vete.

N.Sh. ka qenë dy mandate kryetar i Qendrës Zhupë.

Lajme të ngjashme

Back to top button