Zgjohu: Ndërtimi i hotelit në tokën e Burmali xhamisë thellon ndasitë fetare

Lëvizja Qytetare Zgjohu reagon ashpër kundër fillimit të punimeve për ndërtimin e  hotelit dhe rindërtimin e ish shtëpisë së oficerëve Serb në sheshin e Shkupit mbi themelet e Xhamisë Burmali.

Kjo Xhami u rrënua nga regjimi serb si pjesë e fushatave shekullore për ta zhveshur Shkupin nga çdo element shqiptar, siç u tentua të bëhet rishtazi edhe me tjetërsimin e truallit ku gjinden themelet e shtëpisë së lindjes së Nënës Tereza.

 ZGJOHU! Konsideron se këto përpjekjet të njëpasnjëshme të Qeverisë së Maqedonisë po krijojnë përshtypjen e projekteve të paramenduara për të nxitur reagime etnike, për të thelluar ndasitë midis komuniteteve fetare dhe etnike vetëm e vetëm për të arritur përfitime politike dhe zgjedhore

“Kjo politikë me vizion afatshkurtër po dëmton rëndë të ardhmen e Maqedonisë, mirëbesimin midis komuniteteve etnike, tolerancën fetare si dhe marrëdhëniet ndëretnike. Solidarizimi i mediave maqedonase, shoqërisë civile maqedonase, intelektualëve maqedonas si dhe botës akademike maqedonase me këtë Serbofili është për çdo keqardhje dhe ka marrë përmasa alarmuese”, thuhet në komunikatën e lëvizjes qytetar Zgjohu.

Në këtë komunikatë thuhet se “mungesa e guximit për ta sfiduar këtë shpëlarje masive të trurit nuk guxon të shpien drejt mbylljes së syve ndaj këtyre politikave dështuese dhe izoluese si dhe kërkimit të fajtorit tek shqiptarët, Ambasadori Amerikan, Bashkimi Evropian”.

Lajme të ngjashme

Back to top button