Me çekiç car Dushanin, e përmendoret nga Imperia Otomane?

Antonio Spasev, kolumnë – “Çmimi Nobel për paqe edhe Ermirës”, Dnevnik
Paramendoni, Ermira e ka përkrahur rrënimin e përmendores që të pengon eskalimin dhe rrënimin e përmendores?! Ndoshta dalja nga kjo situatë jo e këndshme është shkak që Ermirës ti jepet çmimi Nobel për paqe.

Erol Rizaov, kolumnë – “ A e kemi edhe ne Mandelën tonë”, Utrinski Vesnik
Një ditë, kur historinë nuk do ta shkruajnë logjikët që mbajnë anë, për Madibën e Maqedonisë do ti shkruajë emrin e  – Kiro Gligorov- atin e Maqedonisë së pavarur dhe Nënë Terezës – e shenjta e bamirësisë.

Todor Pendarov, kolumnë – “ Çekiçi si mjet i shtetit juridik”, Utrinski Vesnik
Nëse e ndjekim  logjikën e atyre që goditnin me çekiç mbi car Dushanin, a do të thotë kjo se tani duhet të rrëzohen të gjitha përmendoret e kohës së Imperisë Otomane.

Vanço Uzunov, kolumnë – “ Maqedonia dhe raporti i Bankës Botërore”, Utrinski Vesnik
Në raportin me të cilin lëvdohet qeveria, produktiviteti i punës në Maqedoni në vitin 2012 ka qenë në nivel të njëjtë me atë të vitit 2004. Bravos!

Dimitar Mirçev, kolumnë- “Prej spekulimeve të tyre bëjnë fakte”, Dnevnik
Mark Tueni  iu drejtua “zhurnalizmit” me këto fjalë: Së pari paraqitni faktet, e mandej dredhoni sa të doni. Tek ne është e kundërta – njëherë paraqiten dredhjet, e mandej prej tyre bëhen faktet.

Vasil Mickovski, kolumnë –“Seksion  Cezarian rreth Vardarit”, Sloboden Peçat
Grindja  serbo- shqiptare  që në shekullin 20 mori përmasa epik edhe u kalua edhe në këtë milenium, gjeti vend në Maqedoni. Tani për tani, me retorikë dhe me muskuj për shkak të Car Dushanit.

Ramadan Ramadani, kolumnë – “Të gjithë i han sikleti, neve do te na hajë bronza”, Fokus
Vendimin që me çekiç të merret me Dushanin, BDI  e sjelli vetëm pas protestave të paralajmëruara qytetare me çka u tregua paranoja e tyre nga çdo artikulim i pakënaqësisë së qytetarëve. Posaçërisht në Shkup, ku BDI më parë kishte strehim të fuqishëm votues.

Jadranka Kostova, kolumnë – “ Kurdoherë do të ketë veprim –Donator!?, Fokus

Sa Samoilë ka në raportet financiare të të ndershmes VMRO – DPMNE? Ose ndoshta MPB veç më ka regjistruar aksion me emër kodi “Donator”?! Vallë mos do i japin Mallçevskit status të dëshmitarit të rrezikuar? Më parë Maqedonasi në Hënë do të shkelë se sa të shohim këtë lloj shthurje.

Sinoliçka Trpkova, kolumnë – “ Punëtori besnik dhe kapitalisti gjakësor”, Fokus
Fat që kemi pushtet vizionar  e që na e solli kapitalizmin e ëndrrave – atë të Subrata Roj dhe me atë personalisht. Tani punëtori “besnikërisht” dhe rehat do të punojë sepse ëndërron se së paku fëmija i tij, nëse jo ai, pas fakultetit  të kryer do të behet pjesë e shkëlqimit të Bolivudit.

Stojan Andov, kolumnë – “ Të gjithëpërgjijnë shansë si të ikin nga ky shtet-lider!”, Fokus
Liria e mediumeve çmohet sipas lirisë së kritikës tyre drejtuar rretheve qeveritare dhe pushtetit. Është e qartë se motivi përfundimtar i propagandës së paguar të DPMNE paraqet frikën nga humbja e pushtetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button