Shkup, piktori Omer Kaleshi bëhet me Galeri të përhershme

Galeria Kombëtare e Arteve në Shkup, Qendra për Informim Kulturor, Ministria e Kulturës dhe Komuna e Çairit, kanë marrë përsipër që donacioni prej 25 pikturash të dhuruara nga artisti shqiptar Omer Kaleshi, të shndërrohen në Galeri të përhershme e cila do të mbajë emrin e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtorja e Galerisë Kombëtare të Arteve, Dita Starova, e cila e mori postin kohë më parë u tha gazetarëve të pranishëm se Kaleshi është piktor i kalibrit të lartë, i pranishëm me veprat e tij në SHBA, Francë, Turqi dhe në shumë vende të tjera të botës, prandaj hapja e një galerie me emrin e tij do të jetë një nder për ata.

“Do të jetë moment i madh që këto vepra të ekspozohen në mënyrë të përhershme në qytetin e Shkupit. Deri në fund të vitit 2016-të, projekti do të jetë i përmbyllur pasi tanimë pikturat kanë arritur”,  tha Starova.

Piktori Omer Kalleshi nga ana e tij u shpreh i knaqur që veprat të cilat i ka punuar do të ekspozohen në galerinë e cila do të mbajë emrin e tij, për çka falënderoi institucionet të cilat e kanë mundësuar jetësimin e projektit.

Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehabi, tha se nisma është më e vjetër, por siç njoftoi, realizimi i projektit nuk është bërë sepse Galeria Kombëtare e Arteve në Shkup, gjatë kohë ka funksionuar pa drejtor.

Ndryshe, në biografinë e Kaleshit qëndron se ka lindur në fshatin Serbicë të Kërçovës ndërsa në vitin 1950 ka diplomuar në Liceun Teknik të Shkupit në degën elektrike, pas çka emigron në Turqi ku fillon studimet në Akademinë e Arteve të Bukura të Stambollit. Studimet universitare i mbaron në atelierinë e piktorit Bedri Rrahmi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button