Ajri i ndotur më i rrezikshëm se sa mendohet

Ndotja e ajrit me grimca të vogla PM10 dhe PM2.5 shkaktojnë vdekjen e hershme tek njerëzit edhe nëse niveli i tyre është në kuadër të asaj që është lejuar nga rregullorja e Bashkimit Evropian.

Njerëzit që jetojnë afër komunikacionit apo janë më shpesh në kontakt me ajrin e ndotur, siç ka bërë të ditur prestigjiozja “Lanset”, janë më të rrezikuar nga vdekja e hershme.

Në vendin tonë ajri matet vetëm në Qendër të Shkupit, ndërsa kohëve të fundit është vërejtur se shpesh kjo vlerë ka tejkaluar dyfishin apo trefishin e asaj që është e lejuar.

Edhe përkundër ndotjes së vazhdueshme të ajrit, që është e rrezikshme për shëndetin, institucionet e vendit nuk kanë marr ndonjë masë konkrete.

Lajme të ngjashme

Back to top button