Funerali i Umberto Ecos, një ditë e maestros letrar

Me notat e këngës “La locura” me muzikë nga Arcangelo Corelli, Italia dhe mbarë bota i ka dhënë lamtumirën e fundit Umberto Ecos, shkrimtarit dhe semiologut që vdiq para pak ditësh në shtëpinë e tij në Milano, në moshën 84 vjeçare.

Ceremonia laike u përcoll nga qindra persona, përfshirë këtu edhe Renate – gruaja e autorit të ndjerë, fëmijët Carlotta dhe Stefano, si dhe shkrimtarë e adhurues të autorit.

Arkivoli i autorit ishte me lule të bardha e të verdha. Atë e kujtoi nipi i tij, Emanuele dymbëdhjetë vjeçar, i cili tregoi mbi muzikën, tregimet, rrëfimet të cilat Eco i ka dhënë atij gjatë jetës.

Umberto Eco ka shkruar, mes tjerash, “Emrin e trëndafilit” dhe mbetet ndër shkrimtarët më të mirë që Italia i ka dhënë botës ndër vite.

Pas funeralit, trupi i Ecos u dogj, kërkesë kjo e vetë autorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button