Samsung përsëri humb nga Apple

Një gjykatë e Koresë së Jugut ka vendosur se Apple nuk ka shkelë asnjërën nga tri prej patentave mobile të Samsung, siç aludonte kjo e fundit, dhe se gjykata nuk do të marrë ndonjë vendim për ndalimin e shitjeve të modeleve më të vjetra të iPhone dhe iPad.
Gjykata me bazë në Seul vendosi se produktet e Apple si iPhone 4S dhe iPhone 5, si dhe iPad 2 nuk i kanë cenuar patentat e Samsung që përfshijnë metodat e shfaqjes së mesazheve në ekran dhe disa nga karakteristikat e grupimit, njofton Reuters.

Gjykatësi tha se nuk do të ketë ndalim të pajijseve të Apple në tregun e Koresë së Jugut dhe hodhi poshtë kërkesat e Samsung për dëmshpërblim nga rivali i saj Apple.

“Ne jemi të kënaqur që gjykata koreane i është bashkuar gjykatave tjera rreth botës, për mbrojtjen e inovacionit, dhe i ka hedhur poshtë pretendimet qesharake të Samsung,” tha Steve Park, zëdhënësi i Apple për Korenë e Jugut. / Telegrafi / 

Lajme të ngjashme

Back to top button