Pesë muaj pas promovimit, çerdhja e Sarajit ende e mbyllur!

Çerdhja e cila u promovua para pesë muajve në komunën e Sarajit ende nuk i ka hapur dyert për fëmijët e kësaj komune, njofton Portalb.mk.

Edhe pas ankesave të shumta të banorëve, çelësi vazhdon të mbaj mbyllur këtë objekt tani më të promovuar si funksional.

“Kjo po fillon të bëhet absurde, çerdhja të ndërtohet të promovohet dhe mos të hapet, është turp, çka po presin? Nuk po pajtohen kë do të punësojnë, mendojnë që nuk ka kuadër, apo ata që duan t’i punësojnë nuk kanë shkollimin e nevojshëm. Pse u promovua nëse nuk ishte gati të funksionojë”, tha I.S., banor i kësaj komune.

“Të gjithë ishim në promovim, dhe normal që u gëzuam kemi fëmijë dhe na duhet kemi nevojë për në çerdhe, ku ata do të kalojnë kohën dhe do të mësojnë, mirëpo ja edhe kjo ndodhi si duket presin qe vitin e ardhshëm të bëjnë prapë promovim me projekte të realizuara”, tha S.T., banor.

Nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale (MPPS) kohë më parë për Portalb theksuan se janë në pritje të listës së punësimeve që do të dorëzohet nga Komuna e Sarajit.

Kurse Komuna e Sarajait vazhdon të jetë e pakapshme për redaksinë Portalb, lidhur me shpjegimin e çështjes së mosfunksionimit të këtij objekti.

Situata pothuajse të njëjta mbizotërojnë më së shumti në komunat shqiptare, si ajo në Haraçinë, Studeniçan, Zhelinë dhe shumë komuna tjera shqiptare në Maqedoni ende nuk ka çerdhe.

Madje edhe ato ekzistuese janë në gjendje të mjerueshme dhe nuk kanë kapacitet për numrin e të interesuarve dhe fëmijëve që jetojnë në këto komuna.

 LEXO MË SHUMË:

Shkup, kushtet e Çerdhes “11 Tetori”, tmerrojnë prindërit (FOTO)

Haraçina pa çerdhe, prindërit i dërgojnë fëmijët në Shkup

Çairi ka nevojë për çerdhe të re

Pse parku i Çerdhes “Fidani” trajtohet si park publik?!

Çerdhja e Sarajit me dyer të mbyllura për fëmijët, luhen lojra politike

Çerdhja e Sarajit, promovim bombastik, zero funksionalitet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button