Maqedoni, dashuria për një klub futbolli

Sporti gjithmonë ka qenë i pëlqyer dhe atraktiv për t’u ndejkur nga moshat e reja, sidomos në kohën aktuale, kur mund të ndiqet gjithçka e rëndësishme në këtë sferë, falë medieve dhe treknologjisë kompjuterike e digjitale.

Ndër sportet më të popullarizuara në botë pa dyshim bën pjesë futbolli, me të cilin janë të lidhur emocionalisht miliona njerëz. Në këtë aspekt nuk bëjnë përjashtim as shqiptarët e Maqedonisë, të përfaqësuar në kampionatin e vendit me ekipet e tyre të zemrës, si “Shkëndija”, “Renova” dhe ndonjë skuadër tjetër, të mbeshtetur prej tifozevë të saj të rregullt dhe besnikë.

Portalb anketoi disa të rinj lidhur me ndjenjën e dashurisë dhe adhurimit të një klubi futbollistik.

Furkan Etemi mendon se lidhja me një “klub zemre” është ndër më të sinqertat dhe të çiltërat që mund të ekzistojnë, sepse është një lidhje pa interes tjetër, pos dashurisë.

“Unë e ndjek rregullisht ekipin tim të preferuar, që nga mosha 5-vjeçare, kur nisi të më marë babai me vete, i cili është gjithashtu adhurues i flaktë i futbollit. Çdo humbje e përjetoj me një lloj dhimbje të pasqarueshme, që kap përmasat e dëshpërrimit, sa herë që dështon ekipi im”,  thotë Etemi.

Ngjashëm mendon edhe Adnan Saqipi, i cili e pret me padurim lojën e rradhës të ekipit të tij të preferuar.

“Nganjëherë më duket vetja si fëmijë, thotë ai, sepse lidhja ime me ekipin tim është si puna e një sëmundjeje kronike nga e cila nuk mund të shërohet njeriu. Thjesht, futbolli ëshjtë bërë pjesë e pashkëputshme e jetës sime, ndaj, ditën që ka ndeshje lë gjithçka vetëm për të qenë në shkallët e stadiumit dhe për të përkrahur futbollistët e Shkëndijës”.

Për Agim Isenin dashuria për futbollin është si një copëz e vlefshme jete nga e cila nuk mund të shkëputesh kollaj.

“Pa marë parasysh dështimet, humbjet, dëshpërimin, kur je i lidhur emocionalisht me një ekip, me të i ndanë të gjitha”, thotë ky  fans i ‘Shkëndijës’”.

Përveç klubeve, adhuruesit e futbollit janë shumë të dhënë edhe pas kombëtareve të tyre.

Profesori i Kulturës fizike, Betim Haziri mendon se është emocion ndryshe dhe shumë më i vaçantë ai që ta fal Kombëtarja.

“Edhe përkundër lidhjes së fortë emocionale me klubin e preferuar, kur luan Kombetarja është diçka tjetër. Thjesht është ndjenjë që nuk mund të përshkruhet me fjalë”, thotë Haziri.

Ai thotë se nuk mund ta harrojë ditën historike kur Kombëtarja shqiptare e futbollit u kualifikua për Europianin që do të mbahet gjatë këtij viti. Për të dita e kualifikimit ka qenë dita më e bukur e jetës së tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button