Salla “Boris Trajkovski” dhe stadiumi “Filipi i Dytë” me emra të rinj

Stadiumi më i madh në Maqedoni “Filipi i Dytë” dhe Qendra Sportive “Boris Trajkovski” do të marrin emra të rinj brendues edhe atë “Telekom Arena” dhe “Vip Arena”, njofton Portalb.

Marrëveshja mes Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” dhe “One Vip” tanimë është nënshkruar, ndërkaq këto ditë pritet që të nënshkruajnë edhe njerëzit e parë të stadiumit të Shkupit dhe të “Telekomit”.

Qendra Sportive e cila e ka mbajtur emrin e ish presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski është i ndërtuar në vitin 2008 nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Marrëveshja për bashkëpunim mes “One Vip” dhe Qendrën Sportive “Boris Trajkovski” është nënshkruar për një periudhë prej dy vjetëve me mundësi për ta vazhduar të njëjtën edhe dy vjet, ndërkaq do të hyjë në fuqi nga 15 shkurti i vitit 2016. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button