Gratë turke që mbajnë shami mund të bëhen ambasadore të Turqisë

Me heqjen zyrtare të ndalimit të  bartjes së shamive në Turqi, pas shpalljes së “paketës së demokratizmit” me 30 shtator, gratë që mbajnë shami mund të punojnë për qeverinë pa pasur nevojë  ta heqin atë. 

Zëvendës ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë Naci Koru ka thënë se kjo ka hapur rrrugën që këto gra mund të konkurojnë edhe për diplomate.

Edhe pse deri më tani nuk ka pasur raste ku stafi femëror i Ministrisë së Jashtme janë me shami, mirëpo nuk ka më pengesa  që në të ardhmen të ketë. Ato gjithashtu mund të vazhdojnë rrugën për t’u bërë ambasadore në vendet tjera, ndonëse parashikimet tregojnë se duhen së paku 20 vite që kjo të bëhet realitet.

Pas shpalljes së paketës, katër ministre  femra u bënë gratë e para që hynë në parlamentin turk me shami në kokë që kur u zgjodh ministre Merve Kavakci e cila u përjashtua dhe iu morr shtetësia turke në vitin 1999, pasi ajo hyri me shami në parlamentin turk./mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button