SHBA: Ukraina shprehu bindje se nuk do të përdorë forcë ushtarake kundër demonstruesve

Pasi që Uashingtoni shprehu shqetësim për shkak të vendosjes së forcave  për luftë me trazirat në rajonin e protestave, Ukraina i shprehu besim SHBA-së se politika në vend është kundër përdormit të forcave të armatosura për ballafaqimin me demonstruesit antiqeveritarë, deklaroi Pentagoni.

Pentagoni njoftoi se ministri ukrahinas i mbrojtjes Pavlo Lebedev ka biseduar me telefon me sekretarin e mbrojtjes Çak Hejgel, të cilit i ka thënë se qeveria e Janukoviçit nuk do të përdor armët kundër demonstruesve.

Departamenti amerikan i shtetit ka thënë se po shikohen mundësitë e sanksioneve të mundshme kundër qeverisë ukrainase.

Zëvendëskryeministri Serhiu Arbuzov pritet të takohet sot me komisionarin evropian për zgjerim Shtefan Fyle në Bruksel për të diskutuar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian.

Qeveria në Ukrainë refuzoi të nënshkruaj këtë pakt muajin e shkuar, ndërsa iu kthye rrugës së përafrimit me Rusinë, gjë e cila shkaktoi protesta masive.

Lajme të ngjashme

Back to top button