Brukseli krahason Sali Berishën me diktatorët e Lindjes

Pas kushtëzimit të statusit me arrestimin e Sali Berishës dhe të ministrave të tij të korruptuar, Parlamenti Evropian ka befasuar sërish. Duke e krahasuar Sali Berishën me diktatorët e Lindjes, të cilët vranë popullin dhe asgjësuan opozitat për pushtet, Parlamenti Evropian ndjehet i çliruar që Sali Berisha e dorëzoi pushtetin pa dhunë. Gjatë një seance për statusin e Shqipërisë dhe zhvillimet e fundit në vendin tonë, eurodeputetë të Parlamentit Evropian e falënderuan Sali Berishën për vendimin e tij, për ta dorëzuar pushtetin pa dhunë. Qëndrimi është artikuluar këtë herë nga eurodeputetja, Marie Cornelissen, e cila është shprehur e çliruar që ish-kryeministri Berisha hapi rrugën, duke mos përdorur dhunë. Deklarata e Marie Cornelissen reflekton padyshim frikën e Brukselit se, Sali Berisha nuk do të largohej nga pushteti pa dhunë, por vetëm si në ’97, kur amerikanët e rrëzuan me forcë nga pushteti. “Urime z. Berisha, i cili hapi krahun pas zgjedhjeve pa sulme. Mendoj se ishte rotacioni i parë pa një sulm në historinë demokratike shqiptare. Urime z. Rama, i cili ia doli të bëjë detyrat e shtëpisë për Shqipërinë europiane. Le të shpresojmë se ministrat do t’i japin një mundësi Shqipërisë për të ecur para me procesin e reformave të saj, dhe të shpresojmë se forcat politike në vend do e mbajnë këtë mundësi me të dyja duart”, u shpreh Marie Cornelissen, nga grupi i të gjelbërve në PE. Vetëm disa ditë më parë, Parlamenti Evropian e kushtëzoi statusin me arrestimin e Sali Berishës. Kërkesa u artikulua  nga raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Nikola Vuljaniç, ku u pasua me reagime të ndryshme në Shqipëri dhe Kosovë. “Shpresoj vërtet që të arrestohen. Kjo nuk thuhet në artikull. Kryesorja  është që të shihet se ka një prirje, një vullnet. Një tjetër pikë  kyçe është  klikimi mendor në kokën e popullit në përgjithësi, i cili duhet të thotë se korrupsioni është i keq. E njoh mentalitetin e Ballkanit. Korrupsioni është mënyra për të gjetur rrugën tënde në shoqëri. Për të çarë e për të arritur sukses në jetë, përmes korrupsionit. Tani, ky klikim i mentalitetit se kjo gjë është e keqe, është një çështje vendimtare. Kjo është pika për të arrestuar një ministër, një Prokuror të Përgjithshëm, një Kryeministër”, tha ai.

Statusi
Eurodeputetja Marietje Schaake, ka deklaruar se statusi nuk është çmim për asnjë qeveri. “Ky nuk është çmim për një qeveri, apo tjetrën. Është më shumë një sinjal ndaj gjithë shqiptarëve, për t’i inkurajuar ata që të vijojnë me reformat e shumta që kanë mbetur për të arritur kritere të Kopenhagenit. Mirëqenien e njerëzve duhet të kemi parasysh dhe janë ata që duhet të përfitojnë nga ecja përpara në rrugën e BE-së”, u shpreh Marietje Schaake, nga grupi liberal në PE. Eduart Kukan, kryetar i delegacionit për Ballkanin në PE, pohoi se Shqipëria duhet të miratojë reformat e mbetura. “Kjo është koha kur duhet intensifikuar miratimi i reformave të mbetura. Sërish jap mbështetjen time ndaj rezolutës, e përgëzoj raportuesin dhe shpresoj se mesazhi kryesor do të ndahet edhe nga Këshilli më vonë gjatë këtij muaji”, theksoi Eduart Kukan, kryetar i delegacionit për Ballkanin në PE.

Berisha u alarmua për arrestimin
Kushtëzimi i statutit me arrestimin e ish-kryeministrit dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, ka alarmuar Sali Berishën, i cili duket se e ka humbur qetësinë. Berisha e ka konsideruar si enverist, tempullin e demokracisë në planet, pra Parlamentin Evropian. Ish-kryeministri ka akuzuar gjithashtu edhe mediat se janë enveriste, të cilat sipas tij, kanë trilluar lajmin për arrestimin e tij. Si mediat ashtu edhe Parlamentin Evropian, Berisha i ka konsideruar se enveristë të Edi Ramës. “Janë trillime të enveristëve të Edi Ramës”, ka deklaruar ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button