Kush është haxhi Mërgim Lushtaku kandidati i mundshëm për Skenderajn?

Para disa vjetësh, kryetari i burgosur i Skenderajt, Sami Lushtaku, nxiti Ministrinë e Brendshme që ta largojë nga Kosova një person që e shfrytëzonte fenë islame për të ushtruar ndikim mbi popullatën shqiptare në disa rajone të Drenicës.

Kastriot Duka është personi i vetëm që është përzënë ndonjëherë nga vendi ynë për arsye fetare, më saktësisht, pasi kishte uzurpuar një xhami në fshatin Marinë të Skenderajt dhe ishte vetëshpallur hoxhë i saj. 

Nuk dihet nëse kjo i ka shkaktuar probleme në familjen e tij, pasi i biri i Sami Lushtakut është një nga shpërndarësit më aktivë të fesë, madje sa më publikisht që është e mundshme, shkruan Zëri.

Mërgim Lushtaku sot u përmend si kandidat i mundshëm për të zëvendësuar të atin në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kreun e Skenderajt, që sipas të gjitha gjasave do të mbahen së shpejti për shkak se Sami Lushtaku përballet me drejtësinë me akuzën për krime lufte.

Kandidimi i Mërgimit në Skenderaj, megjithatë është hedhur poshtë nga dega e PDK-së në Skenderaj.

Mërgimi, tani i punësuar në Ministrinë e Administratës Publike, dikur ishte pjesë aktive në organizatën “Paqja Studentore”, e cila para një viti u fajësua për organizim të protestës kundër një aktiviteti të revistës, “Kosova 2.0” e cila quhej “Nata e seksit”.

Përpos kësaj, Mërgim Lushtaku e shfrytëzon profilin e tij në “Facebook” për të përhapur ide islame.

Një nga postimet e tij të fundit është edhe një fotografi nga terminali i ri i Aeroportit të Prishtinës, ku shihet dhoma e lutjeve, me mbishkrimin: “Airporti ri i Prishtinës “Adem Jashari” tani me Dhomën e Lutjeve! Elhamdulilah! Po hym n’Evrope me në fund!”

 

Lajme të ngjashme

Back to top button