Në Shkup hapet ekspozita me veprat e Pablo Picasso-s

Në ambientet e galerisë së Qendrës Kulturore të Rinisë (QKR) në Shkup, u hap ekspozita e piktorit të madh spanjoll Pablo Picasso, përfaqësues dhe themelues i kubizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ekspozitë u prezantua përmbledhja e 46 veprave grafike të Pablo Picasso-s – faksimilet e vizatimeve, litografitë dhe gravuret e ndara, që përfshijnë periudhën kohore prej vitit 1932 deri në vitin 1969.

Në galerinë e QKR-së mund të vëreheshin vizatime dhe qeramika të periudhës së njohur “të kaltërt” dhe “rozë” dhe të tjerat janë grafike kryesisht të nënshkruara me dorë nga autori i përmbledhjes së njohur të Volarit.

Veprat janë në pronësi të galerisë së njohur “Viskont” nga Lubjana. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 16 mars. Bëhet fjalë për një ngjarje kulti, gjë e rrallë në këto hapësira. Sipas drejtorit të QKR-së, Zllatko Stevkovski me këtë theksohet rëndësia e këtyre ngjarjeve në mjedise si Maqedonia.

Gjenden komplete të grafikëve origjinalë, të vendosura në tre harta, të cilat sot paraqesin vepra të rralla.

Producent i ekspozitës është Mihajlo Nestoroviq, ndërsa veprat janë në pronësi të Zhiva Shkodlar Vuiq dhe Llazar Vuiq nga galeria “Viskonti” në Lubjanë, Slloveni.

Në hapjen e ekspozitës fjalim mbajti edhe pronarja e veprave të Picasso-s, Alina Mara Vuiq, e cila para të pranishmëve shprehu falënderim për interesimin e madh.

“Të gjitha pikturat janë vepër e koleksionit privat të prindërve të mi Zhiva dhe Llazar Vuiq. Uroj të kënaqeni në ekspozitën dhe ju porosis që të kujtoni Pablo Picasso-n i cili në një rast tha: ‘Bota nuk ka kuptim, pse atëherë unë të pikturojë piktura të cilat do të kishin kuptim’, tha Alina Mara Vuiq.

Pablo Picasso krijoi një nga opuset më të mëdha grafike, i cili ndoshta nuk ka konkurrent në mesin e artistëve të shekullit të 20-të. Në periudha të caktuara të jetës së tij, të dhënat grafike në pllaka ose gur litografik ndërlidhen si në ditar. Është e njohur se si një krijues i pandalshëm, Picasso ka dashur vazhdimisht të ndryshojë dhe të kërcejë prej një teknike në tjetër, nga vizatimi në pikturim, nga grafika e formësimit të sendeve dhe skulpturave.

Realizimi i ekspozitës në aspektin financiar është mbështetur nga Ministria e Kulturës. Ekspozita do të hapet prej sot deri më 16 mars. Hyrja për vizitorët të cilët do të duan ta shohin ekspozitën do të jetë falas.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button