Qindra të akuzuar në lidhje me protestat Gezi Park

255 njerëz duke përfshirë shtatë të huajt janë paditur për trazirat që shkaktuan protestat në Gezi Park.

Prokurorët publikë në Turqi akuzuan 255 persona, duke përfshirë shtatë të huajt për përfshirjen e tyre në protestat Gezi Park në qershor të këtij viti.

Të akuzarit do të përballen me padi për demonstrata të paligjshme, shkatërrim të pronës publike, ndërprerje në shërbimet publike dhe dhunim – ndotje të vendeve të adhurimit (Xhamive), transmeton Mesazhi.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit të martën, 308 persona janë akuzuar ndërsa për 36 persona hetimet janë ende duke vazhduar, bazuar mbi akuzat e “të qënit anëtar i grupit terrorist”, “përpjekje për të penguar qeverinë turke që ta bëjë detyrën e saj” nën Neni 10 i Ligjit Anti-Terror.

Shumica e të paditurve do të përballen me një ose më shumë akuza, vlerëson Gjykata Penale e shkallës së parë.

Katër vetë u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën gjatë demonstratave të cilat filluan më 30 maj kundër planit përmirësues, të Gezi Parkut të Stambollit të cilat u kthyen në protesta në mbarë vendin.

Vlerësohet se protestat kishin qëllim përmbysjen e Qeverisë e cila ka fituar edhe mandatin e tretë qeverisës. Gjatë kësaj qeverisje Turqia ka përjetuar ngritje të vazhdueshme ekonomike, dhe në veçanti Turqia pati ngritje edhe gjatë krizes globale qe tronditi edhe shtetet më të zhvilluara.

Lajme të ngjashme

Back to top button