Antibiotikët dëmtojnë nuhatjen

Nuhatja është një nga shqisat kryesore dhe nëse dëmtohet ajo mund të krijojë probleme në shëndet. Receptorët që gjenden në hundë dërgojnë sinjale tek receptorët nervorë të trurit dhe lidhen me emocionet dhe kujtesën prandaj aroma të caktuara na sjellin emocione ose situata të përjetuara më parë. Një studim i ri ka hedhur tezën se ilaçet dhe antibiotikët e ndryshëm i dëmtojnë receptorët e nuhatjes.

Kryesisht dëmet më të mëdha mund të vijnë nga antidepresantët, antibiotikët dhe ilaçet e zemrës shkruan tvklan. Ka disa mënyra sesi ilaçet mund të dëmtojnë nuhatjen, duke bllokuar rrugën e nervave. Efektet anësore të antibiotikëve janë të njëjta si tek femrat edhe tek meshkujt. “Aftësia jonë për të nuhatur është e bazuar në një proces kompleks, që kalon në rrugë të ndryshme. Nëse ndonjë pjesë e zinxhirit thyet ose dëmtohet, atëherë aroma nuk arrin të depërtojë në trurin e njeriut dhe të gjitha aromat do duken njësoj”, shpjegon kirurgu Michael Papesch.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP