Anevski: Nuk ka nevojë për gjykatë speciale

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski, është kundër formimit të gjykatës speciale në Maqedoni, duke kundërshtuar kështu kërkesën e disa partive opozitare për themelimin e një gjykate të tillë, e cila do të trajtonte lëndët e ngritura nga Prokuroria Speciale. Anevski thotë se ka besim në gjyqësorin e vendit, njofton TVM2.

“Në Maqedoni nuk ka nevojë për gjykatë speciale, sepse kjo do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Maqedonisë dhe me Ligjin e gjykatave”- deklaroi kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski.

I pyetur nga gazetarët  për  vendimin e Gjykatës Penale në lidhje me refuzimin e paraburgimit për të dyshuarit e rastit “Titanik”, Anevski tha se vendimet e gjykatës janë të bazuar në ligj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button