Zbardhet vendimi, ja kush ndikoi në lirimin e Ballistit nga burgu

Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin që liroi më 28 dhjetor të 2015 Ismail Morinën nga burgu duke e lënë në arrest shtëpie

Vendimi për ndryshimin e masës së sigurisë për Ismail Morinën të njohur si ‘Ballisit’ u bazua në faktin se Ministria e Brendshme nuk i siguroi urdhër mbrojtje, jehona e ndeshjes në Serbi për dronin, nuk paraqet rrezikshmëri të lartë, masa ekstreme nuk mund të bazohet vetëm në ashpërsinë e dënimit dhe shfuqizimin që Kushtetuesja i bëri vendimit të qeverisë për që rriste marzhin e dënimit për rastet e armëmbajtjes pa leje. Vendimi i arsyetuar i Gjykatës së Lartë është publikuar nga ‘Shqiptarja.com’

  1. Gjykatat e faktit në caktimin e masës shtrënguese “Arrest në burg”, si një masë izoluese nuk ka bërë një analizë të shkaqeve se përse çdo lloj mase tjetër është e papërshtatshme, pasi caktimi i kësaj mase sigurimi, nuk mund të bazohet vetëm në ashpërsinë e dënimit të mundshëm që personi rrezikon.
  1. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese më datë 10.12.2015 për shfuqizimin e vendimit të qeverisë që rriste marzhin e dënimit për rastet e armëmbajtjes pa leje, ku parashikohej se çdo person që arrestohet për armëmbajtje pa leje rrezikonte një dënim nga 7 deri 15 vjet burg.
  1. Masa arrest me burg nuk i përgjigjet rrezikshmërisë së personit nën hetim, i cili është i pa dënuar, pa precedentë të mëparshëm.
  1. Duke ju referuar edhe ngjarjes se ndodhur ne ndeshjen Shqipëri –Serbi dhe jehonës qe ajo pati ne te dy shtetet, personi nen hetim Ismail Morina i është drejtuar me pare Ministrisë se Brendshme, për te siguruar mbrojtje prej saj, por ne asnjë rast nuk rezulton qe një mbrojtje e tillë i është ofruar këtij personi. Ismail Morina u arrestua një ditë përpara ndeshjes me Serbinë që Shqipëria do të zhvillonte në Elbasan, pasi iu gjetën në makinë dy pistoleta pa leje dhe disa bileta. ‘Ballisti’ qëndroi në burg deri në fund të dhjetorit, pasi Gjykata e Shkallës së Parë dhe Apelit u shprehën kundër lirimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button