Nesër në Gostivar mbahet edicionin e tretë i manifestimit kulturor ‘’Dita e Poezisë Shqipe’’

Me rastin e 8 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës (17 Shkurt 2008) dhe në përkujtim të 48 vjetorit të ndarjes nga jeta e poetit dhe atdhetarit Sefer Selimi (16 Shkurt 1968), Këshilli Rinor i Komunës së Gostivarit organizon edicionin e tretë të manifestimit kulturor ‘’Dita e Poezisë Shqipe’’.

‘’Dita e Poezisë Shqipe’’ është edhe nata finale në të cilën do të shpallen fituesit e konkursit letrat në poezi që ishte i hapur nga data 15 Janar deri më 7 Shkurt 2016 dhe në të cilën konkurruan mbi 50 të rinj të moshës nga 15 deri 25 vjeç nga e gjithë Maqedonia.

Manifestimi do të mbahet në kinemanë e qendrës tregtare “City Center” (kati i III) në Gostivar, duke filluar nga ora: 20:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button