Bardhi në ekipin më të mirë të javës në Hungari

Sapo ka filluar sezoni pranveror në kampionatin e Hungarisë, ndrysa futbollisti shqiptarë nga Shkupi, Enis Bardhi edhe kur nuk shënon gol, është ndër më të mirët.

Skuadra e tij Ujpest në duelin e parë kishte një ndeshje shumë të vështirë, pasi që është përballur më një ekip shumë të fortë dhe konkurrent direkt për dalje në Liga Evropë, Videoton.

Pikërisht këtë ndeshje e ka fituar skuadra e Bardhit me rezultat 1:0, ndërsa kjo i ka mundësuar që të shkëputet ndaj ekipeve ndjekëse, e loja e treguar e Brdhit ka bërë që ai të jetë në njëmbëdhjetëshin e javës së Superligës së Hungarisë.

Ekipi i javës në kampionatin e Hungarisë
Ekipi i javës në kampionatin e Hungarisë

Enkas për “Portalb”, Bardhi ka folur lidhur me formën dhe fitoren e fundit ndaj Videoton.

“Ishte ndeshja e parë pas një pauze të shkurt dhe ja filluam me fitore shumë të rëndësishme. Ishte një ndeshje ku kishim kujdes të dy ekipet, sepse ishte ndeshja e parë dhe kishim vetëm një pikë diferencë”, ka thënë për Portalb Enis Bardhi, i cili edhe pse është zgjedhur në njëmbëdhjetëshin më të mirë të javës, ai ka thënë se ky është sukses i gjithë ekipit.

“Është një formë e të gjithë ekipit, por edhe e imja. Shpresoj që të vazhdoj kështu me paraqitje të mira”, shtoi reprezentuesi i Maqedonisë, i cili ka thënë se këtë sezon skuadra e tij Ujpest e kërkon një vend për në Europa League.

“Synimi ynë është që këtë sezon të arrijmë ta sigurojmë daljen në Evropë edhe besoj që me këtë kualitet të ekipit tonë, mund të arrijmë”, ka thënë në bisedën ekskluzive për Portalb, Enis Bardhi.

Në javën që vjen skuadrën e Bardhit e pret edhe një ndeshje tjetër mjaft e vështirë, kur për kundërshtar do të ketë MTK-n. Ujpest për momentin është në pozitën e dytë të superligës hungareze, një diferencë e madhe me Ferencvaros që është lider me 18 pikë diferencë, ndërsa më pas radhiten disa ekipe që janë shumë afër njëra me tjetrën. /Portalb /

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button