Han të premten në Shkup, nesër në takim me Besimin në Bruksel

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë politike, Johanes Han, pritet që të premten të udhëtojë për në Shkup, njofton Portalb.

Jo-zyrtarisht, takimi është paraparë të ndodhë nga 15 deri më 19 shkurti. Në agjendën e Hanit, në faqen zyrtare të Komisionit Evropian, deri më tani nuk është i publikuar vizita e Maqedonisë deri më 18 shkurt.

Sipas ngjarjeve të paralajmëruara, Han nesër do të takohet me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi. Deri më tani nuk janë zbuluar detajet për takimin

Sipas paralajmërimeve nga Brukseli, nga mesi i shkurtit, Han duhet ta vizitojë Maqedoninë dhe të bëhet vlerësimi i zbatimit të Marrëveshjes së Përzhinos, ndërkaq më 20 shkurt, Komisioni Evropian dhe SHBA në konsultim me ekspertët lokal dhe ndërkombëtar do të vlerësojnë se a do ka kushte për zgjedhje kredibile më 24 prill apo jo. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button