Rruga “Indira Gandi 31″ në Shuto Orizare e harruar nga pushteti!

Ekipi i TV-21 e viziton për të tretën herë me radhë këtë lagje në periferi të Shkupit. Është rruga “Indira Gandi 31” në Komunën e Shuto Orizares. Banorët thonë se janë të lodhur me që e kanë medoemos ta kalojnë këtë rrugë së paku 1 herë në ditë. Në vështirësi hasin edhe fëmijët që shkojnë në shkollë. Banorët thonë se gjatë reshjeve, gjendja vetëm se përkeqësohet edhe më shumë.

“Për besë, vështirësi mjaft kemi, siç e shihni edhe vet. Edhe veturat na i ka dëmtuar edhe fëmijët nuk po munden të shkojnë në shkollë; kur ka shi krejt baltë bëhet këtu, por fat që sot ende nuk është bërë ashtu. Kur ka baltë këtu nuk lëvizet”, shprehen qytetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button