Intervistë: Besmir Veseli, rrugëtimi i shkupjanit deri në fitoren e parë në MMA (FOTO+VIDEO)

Sportistët asnjëherë nuk kënaqen me pak dhe gjithmonë kërkojnë sfidë të re. Kështu është rasti me anëtarin e

KM Liria nga Shkupi dhe njëkohësisht reprezentues i Maqedonisë në mundje, Besmir Veseli, i cili ka vendosur që të jetojë në Çikago të SHBA-ve ku edhe ka debutuar për herë të parë në garat e sportin MMA.

Besmiri edhe pse si debutues në këtë sport, ka shënuar fitore ndaj Colin Por, i cili para se të del në ring të mbyllur me shqiptarin, kishte arritur në konton e tij të ketë 3 fitore pa asnjë humbje.

Besmiri ka qenë kampion i shumëfishtë në mundje në Maqedoni dhe pjesëmarrës në kampionatin evropian e mediteran.

Intervista e plotë për Portalb:

Portalb: Sa vite merreni me sport, cilat janë hapat e parë dhe sa ka qenë e vështirë të arrini këtu ku jeni sot?

Besmir Veseli: Me sport merrem që nga fëmijëria mirëpo më seriozisht kam filluar që nga mosha 15 vjeçare në mundje. Sigurisht se ka qenë e vështirë sepse çdo punë do përkushtim dhe mund. Pas sukseseve që kam pasur në mundje, tani kam filluar të merrem me MMA, një sport mjaft i rrezikshëm dhe mjaft më i rëndë sepse ky lloj sporti luftarak është përmbledhje e 4 sporteve (Mundje, boks, Muay Thai dhe Brazilian Jiu Jitsu. Asgjë s’është e lehtë, kur ke dëshirë arrin gjithçka, sigurisht me punë dhe përkushtim.

Portalb: Në çka motivohet apo frymëzohet Besmiri përpara se të del përpara një kundërshtari?

Besmir Veseli: Motiv i imi është familja, shoqëria dhe të gjithë ata që më japin përkrahje. Mbështetja e tyre më bën që kur të dal përpara kundërshtarit, të mos e mendoj fare se kush është. Mbështetja emocionale sigurisht është pjesë e rëndësishme sidomos në sportet luftarake ku përveç forcës fizike sportisti ka shumë nevojë edhe për mbështetje emocionale.

Portalb: Nga mundja në MMA, cilat janë arsyet që ju vendosët që tani e tutje të merreni me këtë sport jo pak të rrezikshëm?

Besmir Veseli: Arsyeja se përse nga mundja tani dola në MMA, është se ka një kohë të gjatë që e kam përcjellë këtë sport dhe sportistët më të suksesshëm në këtë sport janë mundësit. 80% e sportit është mundje, sigurisht është më i rrezikshëm, megjithatë ia vlen që ta provoj, jam shumë optimist.

Portalb: Cilat janë pretendimet e juaja, kur do të kishit thënë se “ky është caku që e dëshiroja”?

Besmir Veseli: Sigurisht sikur çdo sportist edhe unë e kam ëndërr që të arrijë kulminacionin, gjegjësisht të bëhem kampion, megjithatë do të isha i kënaqur edhe sikur të isha njëri ndër “fighterat (luftëtarët)” e UFC-së.

Portalb: A mendoni se sportistët të cilët jetojnë në Maqedoni kanë kushte për t’i arritur majat e suksesit apo ajo varet nga vullneti dhe dëshira e vetë sportistit?

Besmir Veseli: Mendoj se në Maqedoni është mjaft rëndë për të arritur në majat e larta sepse nuk kanë kushte sportistët. Sigurisht se për të arritur diku të duhet vullnet, ndërkaq nëse s’ka kushte edhe sportistët s’kanë vullnet dhe kështu talenti i tyre shkrihet pa e fituar të merituarën.

Portalb: Cili është mesazhi juaj për të gjithë rininë dhe dashamirët e sportit?

Besmir Veseli: Le të merren më shumë me sport, që të kenë jetë më të mirë dhe më të shëndetshme. Kisha preferuar që ne shqiptarët më tepër t’u përkushtohemi sporteve luftarake sepse kemi dëshmuar se në këto sporte i kemi korrur sukseset më të mëdha. Me shumë vullnet, punë, inkurajim dhe mbështetje sigurisht se arrihet çdo ëndërr. /Portalb

Wow!!!

Posted by Josh Bulak on 2016-02-12

11988763_126592844373212_4399446966905302675_n

 

European Championship 2012 Croatia Zagreb . With BLR Belo Russia
European Championship 2012 Croatia Zagreb . With BLR Belo Russia

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button