Surprizat e Sanremo 2016, ja kush janë fituesit

Grupi “Stadio” me “Un giorno mi dirai” (Një ditë do të më thuash) ka triumfuar mbrëmjen e së shtunës në Sanremo. Pas votave të publikut mes tre finalistëve (Giovanni Caccamo & Deborah Iurato ­ Via da qui, Francesca Michielin ­ Nessun grado di separazione, Stadio ­ Un giorno mi dirai), “Stadio” rezultuan më të votuarit. Në vend të dytë u rendit Francesca Mixhielin, me këngën “Askush nuk e do ndarjen”, ndërsa në vend të tretë Giovanni Caccamo dhe Deborah Lurato me këngën “Largohu”.

Çmimi i kritikës iu dha Pati Pravos me “Qiej të pafund”. Grupi muzikor Stadio” fitoi edhe çmimin e medias dhe Radio Tv Web, “Lucio Dalla.” Është mbyllur kështu edicioni i 66­të i Sanremos, i cili përgjatë pesë netëve, ku u prezantuan figura të reja dhe të njohura të spektaklit, tregoi se publiku është ende i apasionuar me muzikën dhe interpretimin e Vasko Rossi­t, të cilin e gjen lehtësisht te “Stadio”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button