Megjithatë, John Kerry ka një mesazh për Kosovën

Sekretari amerikan, John Kerry,  ka folur shkurt për Klan Kosovën  në momentin kur  ka kryer takimet me shoqërinë civile në qendër të Tiranës. I pyetur nga gazetari për gjendjen në Kosovë,  ai ka thënë se ka një porosi për Kosovën .

“Kosova po shkon mirë dhe  ju duhet të vazhdoni të punoni për të ecur përpara” ka thënë shkurt Kerry, njofton Klan Kosova.

Sekretari amerikan ka pasur sot gjatë ditës takime me presidentin Bujar  Nishani, kryeministrin Rama dhe kryetarin e Opozitës Lulzim Basha, por në asnjë paraqitje nuk është përmendur Kosova. Në fokus të vizitës kanë qenë reformat në drejtësi dhe rruga e Shqipërisë në integrimet euroatlantike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button