Reuters: Kerry në Shqipëri inkurajon luftimin e korrupsionit (Video)

Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry, në Shqipëri po përcillet edhe nga mediat e huaja.

Kështu sipas Reuters, një vizitë e tillë po bëhet për të inkurajuar udhëheqësit e Shqipërisë, në luftimin e korrupsionit.

Vizita e John Kerry dhe Kryeministrit Edi Rama, po konsiderohet tejet e rëndësishme për të sjellë sa më shpejt në përfundim çështjen e masave anti-korrupsion të cilat janë një kusht që mund të përmirësojnë shanset e Shqipërisë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, transmeton Klan Kosova.

Sipas Kerry, shqiptarët duhet të jenë shumë të kënaqur me faktin që Shqipëria është duke lëvizur në drejtimin e duhur, shkruan Reuters, përcjellë Klan Kosova.

Kerry gjithashtu la të kuptohet se Shqipëria, vendi ballkanik është një aleat i ngushtë i NATO-s i cili ka luftuar kundër pushtetit kriminal.

Ndërkaq në mediat e huaja në sy ra edhe deklarimi i Kryeministrit Rama, i cili tha se marrëdhëniet diplomatike në mes Shqipërisë dhe Washingtonit kanë qëllime të përbashkëta për reformën legjislative, që ka për synim anëtarësimin sa më të shpejtë të vendit në Bashkimin Europian.

Shteti shqiptar ka marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndihmë të qëndrueshme ekonomike duke përfshirë këtu deri në 20  milionë $ për të reformuar gjykatën për zbatimin e ligjit, ndërkaq sipas Reuters, Tirana në këmbim ka ndihmuar shpesh Washingtonin me qëllimet e saj të politikës së jashtme, transmeton Klan Kosova.

Shqipëria ka dhënë 15 mijë ton municione të fuqishme, të epokës sovjetike të luftëtarëve kurdë dhe forcave të sigurisë irakiane për të luftuar Shtetin Islamik, duke bërë të ditur që ka kontribuar edhe me një numër të vogël të trupave ushtarake të saj në Afghanistan, ku vetë Kryeministri Rama ka potencuar se ata do të mbeten atje për aq kohë sa të jetë e nevojshme, transmeton Klan Kosova.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button