“Shqipëria e De Biasit, e dënuara e Evropianit”

Sa pikë do të mbledhë Shqipëria në Evropian? A do të kualifikohet Shqipëria në turin tjetër? Veç hamendësimeve dhe dëshirave që kanë shumë tifozë, janë edhe shifrat që tregojnë nëse do t’ia dalim apo jo.

Revista e përmuajshme e UEFA-s në bashkëpunim me “fooball- ranking” ka bërë një studim ku në bazë të rezultateve të arritura në gjithë historinë e tyre futbollistike dhe përballjeve me njëra-tjetrën deri ku do të arrijnë skuadrat, shkruan “Shekulli”.

E “bukura” është se si në rastet e mëparshme, Shqipëria, jo që nuk është favorite, por nuk llogaritet fare.

Pikët në grup

As më shumë dhe as më pak Shqipëria do të grumbullojë me të gjitha gjasat vetëm 2.086 pikë në grupin A të eliminatoreve. Këtë grup e fiton Franca që në bazë të së kaluarës grumbullon “vetëm” 6.88 pikë, ndërkohë që më pas janë Zvicra me përafërsisht 4.2 pikë dhe Rumania me 3.55 pikë, duke qenë fuqia e tretë e grupit.

Siç shkohet pas basteve, edhe statistikat e llogaritjet janë kundër kuqezinjve. Në përqindje Shqipëria është e parafundit. Ka vetëm 69.7% mundësi për t’u eliminuar. Më keq se kuqezinjtë janë irlandezo-veriorët.

Verdiktet e tjera

Jo se kemi ndonjë mundësi të madhe sipas statistikave, por kuqezinjtë janë shumë pas edhe nëse kalojnë fazën e grupeve. Për shembull, nëse ia dalin që të kalojnë grupin dhe të shkojnë më tej, kuqezinjtë kanë mundësi shumë pak për t’u eliminuar dhe shumë më shumë për të kaluar turin.

23.14% ka Shqipëria për t’u eliminuar në një të gjashtëmbëdhjetat.

Kjo nuk do të thotë se kuqezinjtë janë më të fortë në këtë fazë, por sepse kanë më pak mundësi për të shkuar në këtë pozicion.

Shqipëria ka 5.57% që të shkojë në çerekfinale dhe të eliminohet. Kuqezinjtë kanë 1.11% që të jenë në gjysmëfinale dhe të kualifikohen apo eliminohen. Skuadra e De Biasit ka 0.42% që të jetë në finale dhe ta humbasë atë dhe vetëm 0.06% të shpallet kampione e Evropës.

Goxha shifra për ekipin e De Biasit që po të kujtojmë edhe vlerësimet e basteve është më pak e favorizuara në çdo aspekt.

1 me 901 është mundësia që kuqezinjtë të jenë në Evropian në finale me ekipin e Lëvit.

Kuqezinjtë kuotohen 1 me 251 për të shkuar në finale dhe 1 me 41 në gjysmëfinale.

Shqipëria në çerekfinale? Shansi është 1 me 8.50. Më të përmbajtura janë kuotat për kalimin e grupit.

Shqipëria kalon grupin? Shansi mbetet 1 me 2.95, ndërkohë për ata që mendojnë se kuqezinjtë nuk kalojnë grupin, shansi është 1 me 1.44, por kjo nuk është nga ato baste që ndonjë shqiptar do ta vinte sot që flasim.

Për ekipin e De Biasit shanset për të qenë e para e Grupit A janë të pakta, ose më saktë, një me 22. Franca, Rumania dhe Zvicra janë më përpara.

Por ata të çmendur që mendojnë se Shqipëria shkon në finale ka një mundësi argëtimi më shumë. Shansi 1 me 501 është që Shqipëria fiton Evropianin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button