Lëvizja BESA – Çair me pyetje publike për ministrin Neziri, për dyshimet e Prokurorisë Speciale

Pas njoftimit se Prokuroria Speciale ka ngritur padi për persona zyrtarë të Komisionit Zgjedhor Komunal të Komunës së Çairit për manipulime të procesit zgjedhor në zgjedhjet lokale të vitit 2013 dhe, madje, një person është ftuar në gjykatë për të dhënë deklaratë, Lëvizja BESA përmes një kumtese konstaton se në këtë mënyrë veç është zyrtarizuar një informatë që sipas tyre, të gjithë e kanë ditur në Çair, por që nuk ka pasur mekanizma verifikimi.

“Ashtu siç kemi pohuar disa herë, Komuna e Çairit gjatë mandatit shumëvjeçar të BDI-së, është bërë çerdhe e kriminelëve, vagabondëve dhe zhvatësve, që së fundi, si të tillë, po i kualifikon dhe akuzon edhe Prokuroria Speciale. Përveç konfirmimit të qëndrimit tonë, ky institucion ka hapur rrugën që qytetarët e Çairit përfundimisht të ndërgjegjësohen dhe mos të lejojnë që kriminelët dhe mashtruesit ta keqpërdorin vullnetin e tyre përmes manipulimeve zgjedhore.” thuhet në kumtesën e BESA-s.

Ko parti i parashtron pyetje publike Ministrit të ekonomisë Bekim Nezirit.

“A vlen ende kërcënimi yt se do ta padisësh Skender Rexhepin të Lëvizjes BESA për shpifje, sepse në një emision debatues të tha se e keni manipuluar procesin zgjedhor në Çair apo nuk do të kesh kohë as për këtë, sepse para se ta bësh ti padinë, mund të të ftojë edhe ty Katica Janeva?” thuhet në kumtesën e BESA-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button