Behixhudin Shehapi : S’ka vend për departament të kulturës shqiptare

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehapi i hodhi poshtë akuzat se Ministria e Kulturës nuk përkrah projektet shqiptare, duke thënë se në këtë mënyrë po tentohet monopolizim i projekteve, në emisionin 10 minuta.

Për propozimin e shoqatës se botuesve shqiptarë për krijimin e një departamenti të kulturës shqiptare, sekretari shtetëror Shehapi tha se nuk ka vend për një gjë të tillë.

“Sa i përket departamentit për kulturën shqiptare, mendoj së nuk ka vend për një gjë të tillë. Departamentet mund të themelohen kur nuk ka punë, nuk ka aktivitete. Në këtë moment kur kultura shqiptare është në gjallërim të dukshëm; Ne realizojmë projekte edhe në kuadër të mbështetjes së projekteve të interesit nacional”, shtoi ai.

LEXO: “Kultura Shqiptare në Maqedoni”: SHBSH me propozime konkrete për dalje nga kriza

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button