Neziri: Të dënohet çdo funksionar i BDI-së që ka thyer ligjet

Pas fillimit të aksionit e parë nga Prokuroria Speciale, të quajtur “Titanik”, në të cilën janë ngritur kallëzime penale edhe kundër anëtarëve të komisionit zgjedhor të Komunës së Çairit, ka folur Bekim Neziri, shef i shtabit qendror zgjedhor të BDI-së, njofton Alsat-M.

Neziri thotë se, veprimet antiligjore duhet të ndëshkohen.

“Apeloj deri te Prokuroria Speciale të punoj në kuadër të ligjeve të Republikes se Maqedonisë, gjithashtu apeloj deri te partitë politike që mos të përdoret puna e PS për politika ditore. Ne publikisht kemi thënë për çdo funksionar të BDI-së që ka thyer ligjet e RM kuptohet që jemi PËR tu dënuar nëse ka raste të tilla”, tha Neziri.

Ai foli edhe për datën e 24 prillit kur është caktuar data e zgjedhjeve. Sipas tij, nëse deri në këtë datë nuk krijohen kushte për zgjedhje të lira, atëherë 4 partitë politike do të ulen për të arritur ndonjë tjetër marrëveshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button