Partia Uniteti mban Kongresin e parë: Nuk do të jemi vasal ndaj asnjë force

Partitë parlamentare shqiptare deri më tani kanë ofruar dy ide të varfra të kontrolluara nga VMRO-DPMNE, sa i përket zhvillimit të Maqedonisë dhe mundohen të pengojnë pluralizmin për të siguruar monopolin politik për vete. Kështu është shprehur kryetari i posazgjedhur i partisë Uniteti, Gëzim Ostreni, raporton Portalb.

Partia Uniteti sot në Shkup, në Hotelin Aleksandar Palace ka mbajtur Kongresin e parë. Nëtë Kongres, Kryetar i partisë u zgjedh gjeneral Gëzim Ostreni, si dhe u miratua Statuti dhe Plan programi politikë i partisë.

Në fjalimin e tij para kuvendarëve të partisë Gjeneral Ostreni foli për problemet e shqiptarëve në përgjithësi, raportin e partive parlamentare shqiptare me pushtetit si dhe u zotua se ai dhe partia e tij do të sjellin një alternativë të re në spektrin politik.

“Dhuna në Maqedoni u bë veti imanente e koalicioni qeveritar. Ky koalicion e toleronte dhunën dhe vet e praktikonte, përfshirë këtu edhe dhunën ndaj deputetëve. Në vend të bashkëjetesës, për të cilën flasin pushtetarët, keqtrajtohen, vriten dhe burgosen shqiptarë, por jo vetëm ata”, theksoi Ostreni.

Ai u zotua se partia Uniteti do të angazhohet për evitimin e problemeve të akumuluara gjatë qeverisjes së keqe të koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE dhe BDI si dhe për zhvillimin normal të shtetit. Ai premtoi se partia e tij nuk do të jetë vasal ndaj asnjë force, sikur partitë e deritanishme parlamentare shqiptare.

“Njëra parti kërkon Marrëveshje të re, derisa tjetra me demagogji mundohet të mbulon të paarriturat. Mënyra e tyre e veprimit tregon se janë vasal të VMRO-DPMNE-së. Duhet gjetur mënyrën e pengimit të shfrytëzimit të leverdive material dhe financiare, që ua ofron pushteti shqiptarëve lakmitarë”, theksoi Ostreni.

“Ne do të zhvillojmë luftë të pakompromis kundër korrupsionit”, përfundoi ai./Portalb

Kongresi i UNITETIT, 14.02.16
Kongresi i UNITETIT, 14.02.16

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button